Arjola Demiri ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratat e forta të koleges së saj Renada Caci, e njohur për rolin e “Luzes” në programin e humorit ‘Portokalli’, e cila i doli kundër aktores nëpërmjet një story të saj në Instagram dhe duke shprehur gjithashtu mbështetjen e saj për Donald Veshajn.
Direkt pas saj erdhi dhe reagimi i motrës së Arjolës, e cila akuzoi Rendadën se kërkon vëmendje me postimet e saj pasi askush nuk e njeh aktoren, duke e kthyer kështu në një sherr virtual.
E pyetur nga “Goca dhe gra”, Arjola u shpreh se aktorja ka xhelozi ndaj saj dhe se ajo personalsisht e ka pasur shumë qejf atë.
“Ajo është xheloze profesionalisht. Unë e kam pasur shumë qejf, e së bashku me të dhe Albanën që e kam mikeshë, por ajo shpreh xhelozi. Unë s’kam gjë për t’i thënë nëse ajo ka le të ma thotë mua”, ka thënë aktorja.