FRANCE – Është folur shumë se kush mund të jetë “pasardhësi” i Anshtajnit, dhe mesa duket përfundimisht është gjetur djaloshi “Anshtajn”.
Neil Ibata, një 15-vjeçar francez, sipas medieve franceze mund të jetë i vërteti, ai frekuenton liceun ndërkombëtar të Strasburgut dhe kur ka kohë të lirë bën stazh në një observator të qytetit francez ku punon i ati, dhe ka botuar tashmë një studim në revistën Nature.
Studimi, ku firmatori i parë është babai i Neil, ka zbuluar se rreth galaksisë Andromeda rrotullohen mjaft galaksi të vogla, që formojnë një disk perfekt. Kontributi i Neil, thotë i ati, ka qenë mjaft vendimtar. " Në fund të verës dëshiroja t’i mësoja të programonte dhe i kërkova të krijonte një modelim të lëvizjes së këtyre galaksive të vogla. Vetëm një javë dhe Neil zbuloi se ato formonin një disk që rrotullohej",- thotë ai. Dhe vetë shkencëtarët shprehen se këto rezultate vendosin në vështirësi të gjitha teoritë e formimit të galaksive.