Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës.
Mësohet se, një mjet tip eskavator, ka dal nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi Qamil Demiri.
“Rreth orën 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjeti shtetasi Q.D., 60 vjeç, banues në Poliçan, i cili po transportohet në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.”, njofton policia.
Grupi herimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.





