Një familje akuzon eskortën e kryeministrit Edi Rama, se i ka bllokuar me automjet dhe i ka rrezikuar jetën, teksa po lëviznin në Shkozet të Durrësit.

Sipas qytetarit që denoncon në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të gjithë ngjarjen në fjalë posedohen edhe pamjet filmike, të cilat do të publikohen së shpejti në emisionin "Stop".

"Me nxorren dhe 4 makina policie dhe 20 polic ne mes autostrades dhe me bllokuan per 2 ore pa asnje shkelje te ligjit", shkruan denoncuesi.

Postimi i Berishës:

Eskorta e Ramës sillet si gangstere ndaj qytetarit dhe për pak sa nuk u mori jetën atij dhe familjës se tij!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Mrm dr Berisha
Unj jam nje qytetar me nenshtetsi angleze,dhe desha te ndaja me ju nje skandal qe me ndodhi sot ne shkozet te durresi nga eskorta e gangsterit edvin rama,desh na beri copash eskorta sepse nuk kisha mundesi ti hapja rrugen,per ket arsye eskorta desh me beri copash bashk me familjen,me vetdije te plot,sikur nuk mjaftoi kjo me nxorren dhe 4 makina policie dhe 20 polic ne mes autostrades dhe me bllokuan per 2 ore pa asnje shkelje te ligjit.
E kam videot e plota te eskortes qe deshi te me coptonte dhe disponoj videot per ket ngjarje. Do ti publikoj tek stopi ta shikojn kush eshte ky gangste i droguar.

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Durrësit, ku mori pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, bashkia Durrës.