28gusht 2015 – Nga Amerika ku ndodhet aktualisht, deputetja e Durrësit, Esmeralda Shkjau, reagoi për një lajm që ndodhi në muajin prill të këtij viti. Deputetja e re e PS-së, u fut në listën e “zezë” të politikanëve, që sipas mediave në atë kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u jepnin vizë. Por, duke publikuar fotografi nga “vendi i ëndrrave”, siç e thotë vetë Shkjau, ka publikuar dhe një status ku “hakmerret” për atë që u shkruajt ndaj saj. Edhe pse ambasada amerikane deklaroi se kishte një listë me emrat e politikanëve “non grata”, kjo listë nuk u bë kurrë zyrtarisht publike.
Ja reagimi i plotë i deputetes durrsake në Facebook
Media eshte shume e rendesishme. Personalisht kam respekt te vecante per te gjithe gazetaret, pasi ne thelb detyra e tyre eshte shume e rendesishme, pasi cdo dite percjellin zhvillimin ekonomik, social dhe politik.
Gjate muajit prill, teksa nisesha ne nje delegacion zyrtar e gjej veten ne listen e " non Grata" te SH.B.A- Se neper faqet e gazetave sigurisht JO ne faqen zyrtare te Ambasades! Reagimi im ishte shume I qete dhe aspak "çnjerezor" sic u treguan " gazetaret" me emrin tim. Them ç'njerezor sepse familja ime u prek shpirterisht, sepse sido Qe te jete "ndodh Qe kemi Dhe Familje "
Nuk kam shume deshire te ndaj jeten time personale, por nuk munda te mos ndaj keto foto ne vendin e Miliona Endrrave te Mbare Njerezimit: U.S.A!
Jam respektuar nga shteti amerikan dhe mbi te gjitha tek ky vend po marr frymezim dhe entuziazem per te punuar me shume.
Si deputete e re, mund te jem lehtesisht e " sulmueshme", por nuk ka asgje me te bukur, kur ti punon per vendin tend ne funksion te njerezve te vendit tend!
Nderkohe " gazetaret qe nuk dine se per cilet flasin" me kane listuar si nje nder deputetet qe " vegjetojne ne parlament"! Serisht, kryekeput gabim! Zoterinjte gazetare duhet te dine se kam vene ne dispozicion nje zyre ne sherbim te njerezve. Kam realizuar 4 projekte me ndihmen e organizatave nderkomebtare : Ndihme per Qendren e Te Moshuarve ne Fushe – Kruje, Ndihme per 3 Shtepite e foshnjes ne Durres, Ndihme per Njerezit ne nevoje ( pako ushqimore Dhe veshmbathje ne Vlore ne kohen e veshtire te permbytjes, Ndihma Dhe Kurse Profesionale per shtresat ne nevoje! Skam perdorur as kamera e as Gazeta per Punen time te Perditshme Si Ligjevenese, sepse Shpatullat Dhe Personaliteti Im Se mbajne dot " Mburrjen"! Kam 4 te tjere ongoing , te cilet jane:
Gjate muajit shtator do te behet shperndarja e disa pakove per shtresat Vulnerabil, ndertimin e nje cerdheje ne Shijak, rikonstruksionin e nje Shkolle ne Nishtulla Dhe Ndihme per Ujesjellesin ne Durres!
Te dashur miq, mbi te gjitha jam ne dispozicion te njerezve ne nevoje per te permiresuar kushtet social- ekonomike, sepse jeta eshte nje e vetme dhe si e tille kerkon humanizem, jo " fryrje politike".
Une preferoj te punoj per njerezit dhe JO per faqet e shemtuara te autopublicitetit te nje gazete!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/