ESTONI, 28 mars 2013 – Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut shpalli shkeljen e të drejtave të mbrojtësve të "Ushtarit të bronztë" dhe detyroi autoritetet e Estonisë t’u paguajnë një total prej 50.000 eurosh personave që u lënduan gjatë trazirave lidhur me zhvendosjen e monumentit.

Gjatë trazirave të shkaktuara nga çmontimi i monumentit kushtuar Ushtarit Çlirimtar në prill të vitit 2007 dhe zhvendosjes së tij në varrezën ushtarake, ku janë rivarrosur eshtrat e ushtarëve sovjetikë, më shumë se 160 vetë morën plagë të shkallëve të ndryshme. Shtetasi rus Dimitri Ganin gjatë trazirave vdiq. Fajtorët për vdekjen e tij ende nuk janë identifikuar.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/