Në fushatat e mëparshme zgjedhore ka qenë një fenomen i njohur hedhja shtat e ndërtimeve pa leje anekënd vendit.
Përqendrimi i pjesës më të madhe të energjive njerëzore dhe vëmendjes në fushatë bënte që kushdo që kishte planifikuar të hidhte themelet e ndonjë objekti të ri, apo të ndërtonte ndonjë shtesë, ta shihte këtë periudhë kohore si të artë përsa i përket ndërtimeve pa leje.
Megjithëse vitet e fundit legjislacioni kundër kujtdo që ndërton pa leje është forcuar ndjeshëm, tendenca që vihej re në fushatat e kaluara zgjedhore po përsëritet edhe këto ditë.
Vetëm një ditë më parë, policia e Durrësit ka konstatuar dhe ka përcjellë materialet për në Prokurorinë e rrethit për 6 shtetas, që u kapën duke ndërtuar pa leje.
Fenomeni duket se është më i përhapur në zonat periferike të bashkisë Durrës.
Rastet e raportuara nga policia e Durrësit
- Më datë 08.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.K, vjeç 53, banues në fshatin Manëz, pasi dyshohet se në Manëz, u konstatua duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
- Më datë 08.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.K, vjeç 71, banues në fshatin Kameras, pasi dyshohet se në Kameras, u konstatua duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
- Më datë 08.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.GJ, vjeç 43, banues në fshatin Manëz, pasi dyshohet se në Manëz, u konstatua duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
- Më datë 08.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin XH.L, vjeç 63, banues në fshatin Hamalle, pasi dyshohet se në Hamalle, u konstatua duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
- Më datë 08.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.M vjeç 57, banues në fshatin Manëz, pasi dyshohet se në Manëz, u konstatua duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
- Më datë 08.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin SH.M, vjeç 56 banues në fshatin Shkallë, pasi dyshohet se në Hamalle, u konstatua duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.





