CATANIA, 17 mars 2013– Vullkani i vetëm aktiv në Europë, Etna ka shpërthyer sërish duke nxjerrë llavë të nxehtë e duke ndriçuar qiellin.
Shpërthimi i natës së shtunë ndodhi në lartësinë 2900 metra në një krater të ri të malit.
Etna e cila ndodhet mbi qytetin siçilian të Catanias, shpërthen shpesh por rrallëherë shkakton dëme.
Edhe pse shpërthimet nuk rrezikojnë jetën e banorëve lokalë, tymi dhe hiri vullkanit krijojnë probleme në zonë.