15 Maj 2014 – Me shumë mundësi Samuel Eto'o nuk do të jetë më pjesë e Chelsea-t, të paktën për sa kohë në krye të pankinës së "Blues" do të jetë Jose Mourinho. Sulmuesi kamerunas nuk e ka përmbajtur veten gjatë një interviste për "africanfoot.com" ku ka lëshuar deklarata të forta ndaj "Special One".

Raporti i Eto'o me Mourinhon, që të dy pjesë e Tripletës së Inter, janë prishur pas deklaratës së portugezit mbi moshën e kamerunasit ("është 32, ndoshta 35, kush e di").
"Sot jam 33 vjeç dhe ju nuk duhet të besoni një idiot që më ka bërë më të vjetër. Por mund edhe të thoshte që "plaku" ka bërë më mirë se të rinjtë", është shprehur Samuel Eto'o.
Të presim përgjigjen e Jose Mourinhos.