3 qershor 2014 – Vazhdon polemika në distancë ndërmjet Samuel Eto'o e José Mourinho, menaxher i cili e ka ‘çmendur’ sulmuesin kamerunas kur kishte deklaruar se ish futbollisti i tij mund të ketë më shumë vite sesa ato që i kishte deklaruar. Menjëherë pasi shënoi ndaj Gjermanisë, në një ndeshje miqësore që përfundoi 2:2, sulmuesi kamerunas festoi duke shkuar tek flamuri i kornerit si te ishte një plak që vuan nga dhimbjet e shpinës.

Në mënyrë të njëjtë kishte festuar edhe në kohën kur luante në Chelsea, në javët e fundit të sezonit që shkoi, duke ironizuar me këtë gjest trajnerin e tij, me të cilin kishte punuar edhe në Chelsea.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/