Me rastin e ditës botërore të Tokës, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri zhvilloi një aktivitet për pastrimin e plazhit të sektorit Rinia, nën moton “EU Beach Clean UP.
Dhjetëra të rinj nga vendet e Ballkanit si Serbi, Kosovë, Mal i Zi e Shqipëri janë bërë bashkë në këtë ditë të vecantë, duke dhënë mesazhin e mbajtjes pastër të vijës bregdetare.
Përfaqësuesi i lartë i zyrës së Delegacionit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupin, shef i Seksionit Politik në deklaratën e dhënë për mediat e vuri theksin në aksionin e ditës së sotme dhe mesazhin që transmetojnë të rinjtë me aksionet e tyre dhe kujdesin e treguar për mbajtjen pastër të mjedisit.
“Mesazhi i të rinjve është vlerësues sepse çdo gjë që i bëjmë tokës na kthehet pas dhe ky mesazh vlen për brezat e ardhshëm”,- tha Hupin.
Duke u ndalur tek mesazhi i presidentes së BE Vobderlajen, por edhe te deklarata e kryeministrit Edi Rama, Hupin tha se vlerëson mesazhin e dhënë në parlament nga kreu i qeverisë për heqjen e qeseve plastike.
Aktiviteti “EU Beach Clean UP” me të rinjtë nga Ballkani bëri të mundur pastrimin e plazhit publik në Sektor Rinia.