Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane po punon aktualisht në disa projekte humanitare në vendin tonë, të financuara nga Komanda Evropiane e ShBA (EUCOM) dhe të kryera në koordinim të ngushtë me Ambasadën e SHBA në Tiranë.

“Projektet konsistojnë në ndërtimin dhe rikonstruksionin e disa shkollave dhe qendrave ditore për të moshuarit dhe viktimat e trafikimit. Projektet koordinohen me partnerët tanë në Shqipëri për të siguruar që ato të kenë ndikimin më të madh në komunitetet ku janë ndërtuar”,- njofton Komanda Evropiane e ShBA (EUCOM) në rrjete sociale.

Një ndër këto projekte që po implementohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë është dhe ai i rikonstruksionit të shkollës së fëmijëve me nevoja të veçanta në Durrës.

The U.S. Army Corps of Engineers is currently working on several Humanitarian Assistance construction and renovation…

Posted by Europe District, U.S. Army Corps of Engineers on Friday, April 2, 2021