Pas miratimit të reformës në drejtësi, me 140 vota, një ditë më parë, duket se politikanët tanë janë gëzuar pa masë.

Të gëzuar dhe të përqafuar janë shfaqur edhe ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, pa këmbënguljen e të cilëve ndoshta s’do të kishte qenë i mundur miratimi i reformës me konsensus të plotë.