Përballja mes Anglisë dhe Islandës ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të kësaj të fundit. Golat janë shënuar pjesën e parë të takimit, ndërsa Islanda është kualifikuar për në fazën çerekfinale ku do të përballet me Francën.

Fillimisht ka kaluar në avantazh Anglia me anë të një penalltie të cilën e realizoi në gol Rooney në minutën 4, por gëzimi ka zgjatur shumë pak, pasi dy minuta më vonë barazon rezultatin Sigurdsson në minutën e 6.

Pak minuta më vonë, Kolbein Sigthorssonit ka kaluar në epërsi Islandën duke shënuar golin e dytë në minutën e 19 dhe befasuar në këtë mënyrë Anglinë dhe dërguar në shtëpi.

Islanda merr pjesë për herë të parë në evropian, ndërsa kjo humbje e Anglisë vë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Hoxhson në këtë ekip.

FORMACIONET

Formacionet zytare te ekipeve te Anglisë dhe Islandës, qe po ndeshen ne Nice ne 1/8 e finaleve te Euro-2016 jane:

Anglia: Hart – Walker, Cahill (kap.), Smalling, Rose – Alli, Dier, Rooney – Sterling, Kane, Sturridge

Trajner: Roy Hodgson

Islanda: Halldorsson – Saevarsson, Arnason, R. Sigurdsson, Skulason – Johann Gudmundsson, Gunnarsson (kap.), G. Sigurdsson, Bjarnason – Sigthorsson, Bödvarsson

Trajner: Lars Lagerbäck (SUE) e Heimir Hallgrimsson