Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për në “Euro 2016”. Kuqezinjtë që drejtohen nga De Biasi janë shortuar në grupin A së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Ekipi jonë do ta nisë me përballen ndaj Zvicrën më 11 qershor, ndërkohë që vendi mikpritës do ta hapë Kampionatin Europian me sfidën ndaj Rumanisë. 

Kompeticioni më i madh i kontinentit në rang kombëtaresh ka qenë gjithnjë shumë tërheqës edhe për shqiptarët, por kurrë si këtë radhë nuk kemi ndjekur gjithçka me interes, sepse për herë të parë është në garë edhe Shqipëria. Shorti ka qenë ashtu siç pritej, i vështirë, por nuk kishte ndonjë short të lehtë për ne, kushdo që të na binte. Do të përballemi me Francën vendase, që nuk na mundi dot në Francë këtë edicion dhe e mposhtëm në Elbasan. Do të ndeshemi me Rumaninë, ndoshta rivali më i lehtë nga vazoja e tretë e shortit. Në fund, kemi “peshkuar” Zvicrën, në një derbi shqiptarësh, pasi edhe te Zvicra luajnë shumë kuqezinj në gjak, ndaj do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme.

Orari i ndeshjeve të Shqipërisë:

11 qershor – SHQIPËRI : Zvicër (Lens, Ora 15:00)

15 qershor – SHQIPËRI : Francë (Marseille, Ora 21:00)

19 qershor – SHQIPËRI : Rumani (Lyon, Ora 21:00)

Shorti për grupet e tjera:

Në grupin “B”: Anglia, Uellsi, Sllovakia dhe Rusia

Në grupin “C”: Gjermania, Irlanda e Veriut, Polonia dhe Ukraina

Në grupin “D”: Spanja, Turqia, Çekia dhe Kroacia

Në grupin “E”: Belgjika, Republika e Irlandës, Suedia dhe Italia

Në grupin “F”: Portugalia, Islanda, Hungaria dhe Austria