Spanja sfidon Francën, ndërsa Holanda përballet me Anglinë, këto janë dy gjysmëfinalet e Euro 2024. Kompanitë e basteve tashmë kanë zbuluar edhe çiftin e mundshëm të finales së madhe, duke treguar edhe favoritët.

Sipas asaj që shihet, Angli-Spanjë është finalja më e mundshe, sipas kuotave. Ky çift finalist vlerësohet me koeficientin 3.10

Një takim Holandë-Spanjë dhe Angli-Francë vlerësohet me 3.50. Një çift më pak i mundshëm për t’u parë në finale është Francë-Holandë.

Gjithsesi, këto janë vlerësimet e kompanive të basteve, futbolli na ka mësuar se jo gjithmonë fitojnë favoritët apo më të mirët.!

449732954 7996971723699528 5107107367297803443 N (1)