Sulmuesi kroat Andrej Kramaric është shpallur ”Lojtari i Ndeshjes” për sfidën e dytë të grupit B, mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar se “Kramariç kishte gjithnjë zgjedhjet e duhura, ndaj ishte lojtari që bëri dallimin”.

Kramaric shënoi ditën e sotme ndaj Shqipërisë, duke u bërë lojtari i tretë që arrin të shënojë në ditën e lindjes në një kampionat europian.

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi këtë të mërkurë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian kundër Kroacisë.

Ndeshja përfundoi në barazim 2-2.