Kampionati Evropian i futbollit nis ditën e katërt me ndeshjen e Grupit E, Rumani – Ukrainë.

Skuadra e Rumanisë  e mundi  Ukrainën me rezultatin 3-0.

Goli i parë u shënua nga Stanciu, pas një gabimi të Lunin, me rumunin që e dërgoi topin në trekëndësh nga largësia.

Ndërkohë që pritej reagimi i Ukrainës, Rumania në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të tjerë me Marin dhe Dragus.