Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, do të luhet finalja e madhe e Euro 2024, mes Spanjës dhe Anglisë.

Sfida do të luhet në stadiumin Olympiastadion të Berlinit.

Në një anë kemi iberikët të cilët kanë shkëlqyer me lojë dhe rezultate, ndërsa nga ana tjetër ‘tre luanët’ të cilët kanë çaluar në lojë, por janë treguar pragmatistë dhe rezultativë.

Për Anglinë kjo është finalja e dytë radhazi e Evropianit dhe në ishull të gjithë po kryqëzojnë gishtat për të fituar trofeun, duke qenë se prej 58 vitesh ‘tre luanët’ s’kanë fituar asnjë trofe madhor.

Ndërkohë për Spanjën ky do ishte trofeu i katërt i Evropianit, që do shndërrohej gjithashtu në një rekord, pasi aktualisht  ajo ka 3 trofe të fitua.

Spanja në këtë Evropian ka fituar 6 nga 6 ndeshjet e mundshme, ndërsa sonte mund të jetë e 7, duke e çuar në 100% suksesin.