Prej orës 21:00, “iberikët” e Spanëjs po përballen në “Veltnis Arena”, të Glesnkirshenit, me “Të Kaltërit” e Italisë, në sfidën e xhiros së dytë, të Grupit B, të Kampoinatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Rastet e shënimit kanë qenë të shumta, duke filluar që nga goditje me kokë e Pedri, në minutën e parë të sfidës e duke vijuar me domnimin e Lamine Yamal e Nico Ëilliams, në krahët e sulmit spanjoll, mirëpo deri më tani kanë qenë të pafat, me rrjetën italiane që kanë qëndruar e patundur për më shumë se 45 minuta. E njëjta gjë vlen edhe për Spanjën.

Tashmë e vetmja gjë çka na mbetet është të shijojmë edhe pjesën e dytë, të kësaj klasikeje futbolli, teksa shpresojmë te një fitoreje e madhe spanjolle, për ta patur sa më të lehtë, përballjen e Kombëtares sonë, me spanjollët, mbrëmjen e së hënës, ku deri më tani e konfirmuar është mungesa e Rodri, i cili u ndëshkua me kartonin e verdhë, duke plotësuar numrin e kartonave.