Spanjollët kanë kaluar në avantazh duke shënuar në portën e Nojer minutat e para të pjesës së dytë.

Dani Olmo ka shfrytëzuar  një pasim të marrë në zonë nga Yamal dhe me një gjuajtje me të djathtën, e çoi topin në rrjetë në minutën e 51.

Spanja dhe Gjermania po ndeshen në çerekfinalen e parë të këtij Europiani, e cila cilësohet dhe si një finale e parakohshme, pasi të dyja skuadrat janë pretendente kryesore për të ngritur lartë titullin.

Pjesa e dytë e kësa sfide nisi me zëvendësime. Nacho merr vendin e Le Normand te Spanja, Andrich dhe Wirtz aktivizohen te Gjermania, duke marrë vendin e Can dhe Sane.