22 Nëntor 2015 – Rënia me gati gjysmë pike në ditë përgjatë gjithë javës e monedhës së përbashkët, euro është kthyer në shqetësim.

Sot një euro kushtoi 136.8 lekë me një rënie 0.59 pikë në krahasim me një ditë më parë, ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare euro po vijon stabilizimin pas shokut që mori prej goditjeve në Paris.

Bankat dhe agjencitë e këmbimit valutor kanë rritur shqetësimin për rënien e pakontrolluar të vlerës së euros. Përveç rënies së kërkesës për valutë nga konsumatorët ka edhe disa faktorë spekulativë që po krijojnë zhvlerësimin të shpejtë.

Disa banka janë në prag të shpërndarjes së dividendit dhe u duhet të grumbullojnë euro. Mirëpo për të grumbulluar këtë valute sa më lirë, disa prej tyre po mbajnë pozicione te hapura valutorë.

Ekspertët e fushës pohojnë se kjo praktikë është ushtuar edhe më parë nga disa banka tregtarë në Shqipëri. Porse efektet këtë herë janë më të forta se çdo herë tjetër. Për arsye se ka disa faktorë komplekse që janë në disfavor të euros pohojnë ekspertët e sektorit.

Bashkë me euron ka rënë edhe valuta amerikane dollari i cila, pësoi një zbritje me 0.66 pikë në këmbim lekun sot.

Rritja e vlerës së euros ndikon në rritjen e shpejtë të dollarit, me qëllim ruajtjen e raporteve të kryqëzuara me tregjet ndërkombëtare.

/Monitor/