1 euro këmbehet me 103 lekë. Ky konvertim është pjesë e rrugëtimit në rënie të monedhës eurpiane, që ka nisur prej më shumë se 1 viti e gjysmë e nuk po ndalet.

Në stinën e verës, zhvlerësimi është i pritshëm, për shkak të valutës që sjellin turistët, por për një pjesë të bizneseve shqiptare, si eksportuesit dhe prodhuesit kjo përkthehet me humbje.

Me këtë ritëm rënieje, kursi i këmbimit, jo vetëm që ka arritur pikën më të ulët historike, por ka parë edhe përshpejtim të nënçmimit, si asnjëherë më parë.

Këtë periudhë, në rënie po shkon edhe dollari amerikan, i cili po këmbehet me 92 lekë këto ditë.

Franga zvicerane, po ashtu nuk bën përjashtim teksa edhe ajo ka humbur pikë duke u blerë me 106 lekë, ndërkoha që  edhe paundi ka zbritur nën 120 lekë.