Këtë të hënë monedha europiane ka prekur nivelin më të ulët për muajin Shtator në kursin e këmbimit me Lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një Euro po këmbehet mesatarisht me 106.17 Lekë. Që nga nisja e muajit monedha europiane ka rënë kështu me 2.25 Lekë.

Ndërsa në pikat e këmbimit valutor një Euro ka rënë në blerje në 105.4 lekë.

Monedha kombëtare është forcuar edhe ndaj valutave të tjera. Sipas kursit të bankës qëndrore Dollari këmbehet me 99.88 lekë, ndërsa Paundi me 122.03 lekë.