Europa dhe Rusia nisin misionin në Mars
Me lëshimin e satelitit TGO (ExoMars Trace Gas Orbiter) nga kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, Europa dhe Rusia nisën sot misionin e tyre të përbashkët në Mars.
Sateliti do të verifikojë nëse gazi metan në atmosferën e planetit të kuq vjen si pasojë e ndonjë burimi gjeologjik apo prodhohet nga mikrobe. Nëse çdo gjë shkon mirë, dy fuqitë e hapësirës do ta vazhdojnë aventurën e tyre me një sondë robotike, e cila do të realizojë shpime në sipërfaqen e Marsit.
Lëshimi i kësaj të fundit mund të ndodhë në vitin 2018, ose siç janë gjasat më të mëdha, në vitin 2020. Misioni në vetvete është i destinuar t’i mbajë në tension organizuesit e tij, sidomos Rusinë, për të cilën Planeti i Kuq është sinonim i fatit të keq.
Përpara këtij të fundit, Moska ka ndërmarrë 19 misione të tjera në planetin e katërt nga Dielli, shumica e të cilëve kanë përfunduar në dështim të plotë.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
FOTOLAJM/ Kjo është gjendja e shtëpisë ku u gjetën të vetëm 3 të miturit në Durrës
Durrës/ 3 të miturit u lanë vetëm nga nëna në shtëpi, gjyshja denoncon rastin në polici
Tre fëmijë u gjetën të vetëm në shtëpinë e tyre në Durrës, policia nis procedimin penal për nënën
Benita qan me dënesë në ‘BBVK’: Të dua Endri, më mungon





