Europa League përvijohet e vështirë që në raundin e parë për skuadrat shqiptare, por kurrsesi një mision i pamundur para ndeshjeve të kthimit të raundit të parë ku do të vendoset dhe se cila do të kalojë në raundin pasardhës. Duke nisur nga nënkampionët e Partizanit. Të kuqtë barazuan 1-1 një sfidë që shumë mirë mund ta kishin fituar në Elbasan Arena përballë Slovan Bratislava-s. Këtë të enjte në Senice të kuqve ju mjafton edhe një barazim pa gola për t'u kualifikuar. Trajneri i Slovan Bratislava, Nikki Papavasiliu premtoi një tjetër ndeshje përballë tifozëve të tij, por të kuqtë pas 90 minutave të para nisen me vetëdijen se i kanë mundësitë për t'i bërë keq sllovakëve që nuk treguan ndonjë nivel kushedi se çfarë në Elbasan, ndërsa presidenca ka menduar për të karikuar më tepër ekipin duke vendosur një shpërblim prej 50 mijë eurosh për kualifikimin. Të njëjtën shumë ka premtuar për kalimin e turit dhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Në kampin verilindor për ditë me radhë ka egzistuar zhgënjimi për një fitore të lënë t'u shpëtonte nga duart në barazimin 1-1 me malazezët e Rudar Pljevlja, te Kukësi kualifikimi është vendosur si një obligim për skuadrën nga Presidenca dhe një tjetër rezultat mund të sillte reperkusione mbi skuadrën që i duhet të japë gjithska në sfidën e Nikshicit dhe për më tepër verilindoret ruajnë kujtime të mria nga toka malazeze pasi një vit më parë , mundëshin 1-0 në Tiranë nga Mladosti në ndeshjen e parë të raundit të dytë dhe klima ishte e njëjta, por në Podgoricë fituan 4-2 për të siguruar më pas kualifikimin. Padyshim që të një shkalle më të lartë vështirësie janë gjërat për Teutën pas disfatës 1-0 të pësuiar në Niko Dovana në Kayrat Almaty ku u ndëshkuan nga goli i Andrej Arashavin. Bregdetarëve vec të tjerave ju është dashur të përballen me një udëhtim maratonë nga Durrësi drejt Almaty-t të largët, por në skuadrën e trajnerit Ahmataj egziston besimi se gjithcka mbetet e hapur dhe i kanë mundësitë për të përmbysur disavantazhin minimal në takimin e kthimit, me trajnerin që mendon të hedhë që nga minuta e parë dy sulmues në fushë pikërisht për këtë qëllim. 

Në fund, por absolutisht jo më pak e rëndësishmja është Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë përjetuan një mbrëmje të madhe në Shkup ku nënshtruan 2-0 polakët dhe të paktën në letër kanë shanset më të mëdha nga skuadrat shqiptare për kualifikimin, por te Shëkndija e dinë që për të festuar ju duhet të menaxhojnë këtë avantazh në Poloni përballë një skuadre që në ndeshjen e parë mund të kishte pësuar edhe më tepër. Mbeten edhe 90 minuta për t'u luajtur dhe para tyre gjithçka mbetet e hapur, të gjitha skuadrat shqiptare, dikush më shumë e dikush më pak, i kanë shanset e tyre për të prekur raundin e dytë paraeleminator në Europa League.