Europa është mbërthyer nga i ftohti dhe ngrica në ditët e para të 2019-ës. Sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat pritet të ulen sërish.
Në lindje të Europës, Letoni e Estoni, termometri pritet të arrijë deri në -10 gradë celcius. Mesdheu gjithashtu pritet të preket nga stuhi të forta dhe nuk do të mungojnë reshjet e dëborës në Turqi e Greqi.
Vendi fqinj prej ditësh është mbërthyer nga stuhia Sofia, që ka sjellë shira të rrëmbyeshëm e bllokim rrugësh nga dëbora.





