Europa është sërish në lot pas sulmit terrorist që i mori jetën 4 personave në zemër të Londrës.
Ngjarja tragjike që përkoi me një vjetorin e sulmit terrorist të Brukselit dhe që njëkohësisht vjen vetëm pak muaj nga sulmi terrorist i Berlinit, ka ngritur serish alarmin në kontinentin europian.
Italia gjendet në prag të celebrimit të 60 vjetorit të traktit të Romes, i cili me pas u shndërrua në Bashkimin Europian që njohim sot.
Ceremonia qe do të mbahet të shtunën në kryeqytetin italian, dhe veçanërisht sulmi terrorist i së mërkurës, kane çuar në rritjen e masave të sigurisë në Romë.
Të gjitha forcat e policisë italiane dhe shërbimet sekrete do të jenë në vigjilencë të plotë që pas sulmit të djeshëm në Britani, duke u përqendruar tek antiterrorizmi për të evidentuar çdo burim të mundshëm rreziku.
Objektet më të rrezikuara të kryeqytetit italian do të jenë në nivelet më të larta të sigurisë, përfshirë aeroportet.