Organizata Europa Nostra e ka konsideruar një ditë të trishtë këtë të sotmen në Tiranë, ku fadromat shembën Teatrin Kombëtar.
“Ditë e trishtuar për #Kulturën e Trashëgiminë në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtuar për Demokracinë & Rregullin e ligjit në Shqipëri dhe Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar” shkruan Europa Nostra në një postim në Twitter.
Kujtojmë se “Europa Nostra” e kishte renditur Teatrin Kombëtar në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara që duhen mbrojtur në Europë.





