Liderët e rajonit dhe Europës po mbërrijnë njëri pas tjetrit në sheshin “Italia” për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa demokratët nga ana tjetër po mblidhen në selinë blu për protestën që sikurse ata e quajnë është “pro samitit dhe kundër kryeministrit Edi Rama”.
Protestuesit do të marshojnë nga selia e Partisë Demokratike drejt Dajtit ndërkohë që do të ketë një skenë lëvizëse, në të cilën është parashikuar të flasin 12 demokratë.
Demokratë të tjerë do të marshojnë nga sheshi “Skënderbej” dhe nga Tajvani drejt Dajtit.