Europiani i Vitit 2020 do të jetë krejtësisht i ndryshëm nga europianët e tjerë pasi ai nuk do të luhet në 1 shtet apo dy siç u luajt në vitin që sapo lam pas, por në plot 13 shtete të ndryshme. UEFA dhe presedenti i saj Mishel Platini ka konfirmuar tashmë formulën e zhvillimit të Euro 2020 në 13 vende të ndryshme të kontinentit.

Ky aktivitet që është edhe më i rëndësishmi për futbollin Europian do të zhvillohet për herë të parë në një format të këtill. Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, ka konfirmuar se nuk do të kishte një skuadër pritëse të këtij turneut, ndërsa nuk janë caktuar ende shtetet që do të presin ndeshjet e këtij aktiviteti. “Ndeshjet e Evropianit do të ndahen në 13 grupe, me 12 qytete që do të kenë 3 ndeshje të fazës në grupe e një të eliminimit direkt, si dhe një qytet tjetër ku do të zhvillohen dy gjysmëfinalet dhe finalja.

Do të jetë vetëm një stadium për çdo shtet dhe kjo do të thotë se gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në të njëjtin impiant. Vendet pritëse nuk do të kualifikohen automatikisht, por nëse kualifikohen në aktivitet, do të kenë të garantuara të paktën dy ndeshje në fushën e tyre gjatë fazës në grupe”, tha Infantino. Qyteti i Stambollit mbetet favoriti për të siguruar finalen e madhe, pasi ka edhe mbështetjen e Mishel Platini, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë nëse ky qytet siguron edhe Lojërat Olimpike të vitit 2020.

UEFA gjithashtu konfirmoi se edhe 2 qytete me stadiume me kapacitet më të vogël do të ishin mes 13 atyre të përzgjedhura, në mënyrë që t’u lejohet edhe vendeve të vogla të marrin pjesë në procesin e përzgjedhjes. Dy qytete pritëse mund të kenë një stadium me kapacitet të ulët deri në 30 mijë vende, 10 stadiume do të kenë një kapacitet minimal prej 50 mijë vendesh, ndërsa katër stadiumet që do të përzgjidhen për çerekfinalet duhet të kenë një kapacitet prej të paktën 60 mijë vendesh. Qyteti që organizon finalen dhe gjysmëfinalet duhet të ketë një stadium me kapacitetin që kalon 70 mijë vendet.

Me këtë formulë të konfirmuar tashmë nga institucioni më i lart i futbollit në Europë Fifa edhe Shqipëria mund të jetë një vend pretendent për të organizuar një ndeshje të kampionatit Uropian 2020 gjitmonë nëse drejtuesit e federatës tonë dhe Qeveria shqiptare do të gjejnë gjuhen e përbashkët për të ndërtuar stadiumin e kombtar Qemal Stafa i cili tashmë e ka projektin gati dhe vetem pret zbatimin e tij. Tashmë ëndrra e shqiptarëve për të parë nga afër dhe në shtetin e tyre një ndeshje të një eventi kaq të madh siç është Europiani mund bëhet realitet por më parë duhet të presim e të shohim se sa qeveria dhe federata Shqiptare e futbollit do të punojë për tu ofruar spotrdashësve tanë një mundësi të tillë.