Është mbajtur në Romë, Itali kampionati Europian i të rinjve në not, në të cilën mori pjesë edhe përfaqësuesja shqiptare me 10 sportistë, 6 prej të cilëve djem dhe 4 vajza. Rezultatet e ekipit tonë kombëtar ishin të kënaqshme, duke parë se aty merrnin pjesë sportistë nga e gjithë Europa dhe kanë një traditë më të hershme në këtë sport.
Ekipi ynë, madje, në stafetën 4×100 ka arritur të thyejë edhe rekordin Kombëtar, duke treguar një performancë të mirë në këtë kampionat. Sakaq, edhe njëherë në këto gara shkëlqeu notari shqiptar Dalvi Elezi, i cili zuri vendin e dytë në 100 dhe 200 metra stil i lirë në baterinë e tij, duke bërë një paraqitje dinjitoze në këto gara. Edhe në stilet e tjera Elezi bëri një performancë gjithashtu të mirë.
Elezi shihet si një nga notarët më të talentuar dhe premtues të këtij sporti në vendin tonë dhe paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje, si sa i përket garave kombëtare, ashtu edhe atyre ndërkombëtare.Duket se kohët e fundit për shkak të punës së mirë që po bëhet nga drejtuesit dhe brezin e talentuar të notarëve, gjasat janë që të kemi të tjera rezultatet në rritje, jo vetëm sa i përket aspektit individual, por edhe atij ekipor.