Greqia kishte ngelur ndër vendet e fundit në Europë ku hetimet për bisedat në rrjetin e kriptuar “SKY ECC” ende nuk kishin nisur.
Por Europol duket se ka dërguar kohët e fundit tek autoritetet greke materialet lidhur me bisedat e rreth 3000 përdoruesve, përfshirë shtetas shqiptarë.
Siç informojnë mediat e vendit fqinj, një hetim i gjerë është duke u ndjekur për këtë çështje, ku bëhet fjalë për trafik droge por edhe vrasje.
Deri tani janë identifikuar edhe të paktën dy efektivë të policisë greke të cilët rezultojnë se kanë komunikuar me kriminelë lidhur me ngjarje të ndryshme.
Mes përdoruesve të “SKY ECC” mësohet se janë edhe shumë shtetas shqiptarë, të cilët po hetohen nga pala greke.
Pak kohë më parë, autoritetet e huaja kanë dërguar në Greqi edhe materiale për të paktën 5 vrasje, të dala këto nga komunikimet në këtë rrjet.