Agjencia evropiane e policisë Europol thotë se hetuesit kanë shkatërruar një nga organizatat më të mëdha të prodhimit të drogës.

Europol tha se ishte operacioni më i madh deri më sot kundër trafikimit të drogës sintetike.

‘’Njëzet e katër laboratorë të përdorur për prodhimin e drogës u mbyllën dhe 85 të dyshuar u arrestuan’’, njoftoi Europol.

Ata përfshinin dy udhëheqës të dyshuar në Poloni. Operacioni përfshinte disa bastisje kundër bandave dhe zgjati më shumë se një vit.

Europol mbështet shtetet anëtare të BE-së në hetimet në fusha të tilla si krimi i organizuar dhe terrorizmi.