Një hetim i EUROPOL-it ka zbuluar se të paktën 380 ndeshje futbolli mund të jenë të trukuara, duke përfshirë ndeshjet e Kampionatit Europian dhe ndeshjet e Champions Liga. Shitblerjet e ndeshjeve kanë bazë një grup të gjerë kriminal me bazë në Singapor. “Kjo është një ditë e trishtuar për futbollin europian”, u shpreh Rob Wainwrigh” kreu i EUROPOL-it. Ai tha se hetimi ka zbuluar aktivitetin e fiksimit te ndeshjeve në një shkallë që nuk është parë kurrë më parë.
Hetimi ka zbuluar se fitimet nga bastet sportive të cilat janë dhënë më pas në rryshfete për lojtarë dhe zyrtarë kanë arritur deri në 2 milionë euro. “Përfshirja e krimit të organizuar, nxjerr në pah një problem të madh, atë të integritetit të futbollit Europian”, -u shpreh Wainwrigh.
Zyrtari i lartë i EUROPOL tha se dyshohet se lojtarët mund të kenë përfituar secili deri në 100 mijë euro. Nuk është ende e qartë për cilat ndeshje bëhet fjalë, por nuk përjashtohen se në trukim mund të jenë përfshirë dhe ekipe të mëdha gjermane dhe italiane.
Madje njëra nga ndeshjet e dyshuara se është trukuar është një barazim shënuar në një ndeshje në Angli. Gjithsesi hetimet janë shtrirë në 15 shtete.
"Kjo është hera e parë që ne kemi krijuar prova të konsiderueshme se krimi i organizuar është operon tani dhe në botën e futbollit", u shpreh kreu i EUROPOL-it. Sipas tij nevojitet një përpjekje e përbashkët në gjithë botën e futbollit për të luftuar korrupsionin