Elseid Hysaj pati një mbrëmje të errët në disfatën e Napolit 3-1 kundër Realit të Madridit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare vuajti presionin e Marselos, siç vë në dukje edhe “Eurosport” në vlerësimet për secilin lojtar në fushë.Rrjeti gjigant sportiv i kontinentit i vë shqiptarit notën 5, ndër më të ulëtat e ndeshjes.
“Vuan pafundësisht praninë e Ronaldos (që gjithsesi ishte dobët), por mbi të gjitha sprintet ‘djallëzore’ të Marselos. U bë me dhimbje koke…”, shkruan “Eurosport”.Ndërkohë, mbrojtësi brazilian i Realit është vlerësuar me 6.5: “Disa luhatje ashtu siç ndodh rëndom në fazën e tij mbrojtëse (rasti i Mertensit), por në sulm nuk mund të injorojmë punën e tij konstante për të bërë presion dhe çmendur të gjorin Hysaj”.