Eurostat ka publikuar raportin më të fundit për azilkërkuesit që janë regjistruar për herë të parë në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2015. Sipas këtyre shifrave, në total janë bërë 1.255.600 aplikime në të 28 vendet e BE-së, ku kryesojnë ata nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Sipas Eurostat-it, Shqipëria përbën 5 % të të gjithë azilkërkuesve në 2015-n, ose plot 65 935 kërkesa për azil.
Për azilkërkuesit shqiptarë, Gjermania është vendi më i kërkuar, i ndjekur pas nga Franca dhe Suedia.
Për kërkesat për azil në Gjermani, Shqipëria renditet pas Sirisë me 12% të totalit të tyre, apo 53 805 kërkesa vetëm në 2015-n. Ndërsa në Francë, shqiptarët bëjnë 4% të aplikimeve, apo 3220 kërkesa, dhe në Suedi 3.9% të aplikimeve, apo 2565 kërkesa.
Krahas këtyre shifrave të publikuara për 2015-n, në 28 vende të BE-së ka ende edhe 1 milion kërkesa të tjera në pritje të një përgjigje, ku numrin më të madh e zë sërish Gjermania.





