Tiranë, 7 shtator 2014 – Sipas të dhënave të Institutit Evropian të Statistikave “Eurostat”, të krahasuara nga Data Albania, vitin e kaluar, një familje shqiptare ka paguar mesatarisht 0.116 euro për kilovat orë, duke u renditur vetëm pas Rumanisë, e cila ka një çmim prej 0.132 euro për kilovat orë.
Sipas këtyre të dhënave, Maqedonia, Bosnja dhe Bullgaria kanë çmimet më të ulëta të energjisë.
Prodhimi i energjisë në vend vjen tërësisht nga burimet ujore. Kjo formë siguron prodhimin më të lirë të energjisë elektrike, por vlera e saj rritet artificialisht rrugës, si nga rrjeti i amortizuar i shpërndarjes, edhe administrimi joefektiv në mbledhjen e faturave.
Sipas të dhënave të krahasuara, në Bashkimin Evropian çmimi është përafërsisht 80% më i lartë, ose 0.2 euro për kilovat orë. Vendi me çmimin më të shtrenjtë është Danimarka, ku familjet paguajën 30 cent të euros për kilovat orë energji.
Ndryshimi në këtë rast është se familjet daneze kanë të ardhura disa herë më të larta se familjet shqiptare.
Në Shqipëri çmimi i energjisë nuk ka ndryshuar katër vitet e fundit dhe mesatarja e paguar nga familjet ka qëndruar në gati 0.12 cent.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





