12 maj 2015 – Elhaida Dani ka kënduar fuqishëm në provat e sotme, të parat për të në skenën e Eurovision. Kritikët e kanë komentuar me nota pozitive performancën dhe zërin e këngëtares shqiptare, e njohur në Itali dhe pret që të pushtojë tashmë Europën mbarë. “Menjëherë e kuptojmë që ajo është një profesioniste e vërtetë, me një tmerrësisht të mirë”, shkruan media zyrtare e Eurovision 2015. Elhaida mban veshur një kostum të zi, me një pelerinë me shkëlqim, ndërsa vajzat shoqëruese janë veshur me kostume të bardha.

Eurovision që zhvillohet këtë vit në Vjenë, do të transmetohet në 19, 21 dhe 23 maj.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”