Në faqen e Instagram, festivali i muzikës europiane “Eurovizion” ka postuar një video me disa nga këngët që Shqipëria është përfaqësuar ndër vite.

“Vokal i lartë! Nota të larta! Zjarr!”– shkruan për këngët shqiptare.

Ata kanë përmbledhur disa fragmente nga performancat më të spikatura të Shqipërisë ndër vite në festivalin evropian, teksa kanë shkruar edhe në shqip:

“Shpërndani pak dashuri për Shqipërinë”, duke e shkruar fjalën “dashuri” në gjuhën shqipe.