Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka reaguar pas deklaratës nga Unioni Evropian i Transmetimeve që tha se Britania do të organizojë Festivalin e Eurovizionit në vitin 2023.
“Ukrainasit fituan Eurovisionin… ata e meritojnë ta organizojnë dhe unë besoj se mund ta organizojnë,” tha Johnson, shkruan BBC.
“Unë besoj se Kievi ose çdo qytet tjetër i sigurt ukrainas do të ishte një vend fantastik për të mirëpritur Eurovisionin dhe shpresoj shumë që Unioni Evropian i Transmetimeve do ta pranojë këtë,” shtoi ai.
Kryeministri britanik u shpreh se kryeqyteti ukrainas është “shumë më i gjallë” se sa ishte disa javë më parë, dhe për 1 vit situata do të jetë përmirësuar.
“Atyre duhet t’u jepet një shans për ta organizuar atë”, tha Johnson.





