4 prill 2014 – Banka Qendore Europiane nuk i ka ndryshuar normat e interesit, pasi për momentin nuk shihen shenja të një inflacioni ne Eurozonë. 

Ekspertët mendojnë se pavarësisht të dhënave pozitive, ekziston rreziku që pritshmëritë për inflacion mund të kthehen papritur në deflacion, ku çmimet do të binin shumë dhe nuk do të rriteshin. 

Banka Qendrore Europiane ka vendosur një normë inflacioni afatgjatë prej më pak se 2%, që shërben edhe si një masë zbutëse për një deflacion të mundshëm. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar disa herë Bankës Qendore Europiane të reduktojë tendencat e inflacionit në Europë duke ulur më tej interesat ose duke rritur më shumë likuiditetin në sistemin ekonomik.

Në disa vende të BE-së shihen tendenca të lehta deflacioni, mbi të gjitha në Letoni, Qipro, Spanjë, Portugali dhe Greqi. Fakti që në disa vende në jug të Europës çmimet kanë tendencë të ulen, është një korigjim natyral pas boom-it që mbizotëronte para krizës së borxheve. 

Çmimet në rënie në këto vende janë të dëshiruara, sepse në këtë mënyrë mund të përmirësojnë aftësinë e tyre konkuruese.

Shefi i Bankës Qendore Europiane Mario Draghi, nuk sheh ndonjë rrezik të madh për deflacion në Eurozonë. Sipas të dhënave, inflacioni në mars ka arritur pikën më të ulët dhe që nga fillimi i muajit prill ka filluar të rritet. Ai e ka bërë të qartë në shumë raste, që ai i konsideron të kontrollueshme tendencat për deflacionin në Europë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/