Ylli hollivudian Eva Longoria ka lindur fëmijën e saj të parë, një djalë që e ka quajtur Santiago Enrique. 

Aktorja dhe burri i saj Jose ‘Pepe’ Baston ndanë lajmin e bukur duke përshëndetur në spanjisht me ‘HOLA’ dhe se ishin shumë mirënjohës ndaj Zotit për dhuratën e bukur.

Duke njoftuar ardhjen në jetë të djalit të saj në moshën 43-vjeçare, Eva tha për fansat se Santiago Enrique lindi të martën dhe se është një bekim.

Eva u njoh me presidentin e Televisa 50-vjeçarin Jose përmes një miku të përbashkët në vitin 2013 dhe ata u martuan dy vjet më parë.