Moderatorja, Eva Murati ka rrëfyer në “Pushime on Top” se së shpejti do e shohim në një program televiziv në Itali.
“Gjërat në Itali po shkojnë shumë mirë, nuk duam t’i marr mësysh se besoj pak të këto. Definitivisht gjërat po shkojnë shumë mirë”, u shpreh Murati.
Eva ka sqaruar njëherë e mirë thashethemet për armiqësitë me kolegët e saj, duke hedhur poshtë aludimet e ngritura.
“Kam shumë miqësi me moderatoret. Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë. Fliten lart e poshtë fjalë pa lidhje, por unë nuk kam armiqësi me asnjërën”, sqaroi moderatorja.
Ajo tregoi më tej se do të jetë imazhi i brandit të rëndësishmë në Itali, siç është Lavazza, kafja e famshme.
“Pas kontratave zyrtare në Itali me ‘Yamamay’ dhe ‘Carpisa’, tashmë do të jem imazhi i një tjetër brandi shumë të rëndësishëm atje siç është Lavazza, kafja e famshme. Shumë shpejt do të iki atje, jo vetëm të zyrtarizoj kontratën, por do të bëj edhe një vizitë në fabrikën e Lavazzës dhe në muzeun e tyre, që mu duk shumë interesante dhe mezi po pres ta provojë si eksperiencë”, rrëfeu Eva Murati.