Qendra lluksoze tregtare “Rinascente” në qendër të Romës është evakuar pak çaste më parë nga policia italiane pas një telefonate që lajmëronte vënien e një bombe në ambientet e saj.
Të gjithë punonjësit e klientët janë larguar nga godina. Zona përreth është rrethuar dhe punonjësit e policisë shkencore po kontrollojnë gjithçka.
Alarmi për sulme të mundshme terroriste ka nisur pas një letre anonime të mbërritur në Ambasadën Tuniziane.