NJU JORK, 16 prill 2013 – Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë evakuar një terminal mjaft të populluar në aeroportin LaGuardia pas informacioneve për prezencën e dy pakove të dyshimta në një zonë tregtare.

Pas kontrollove zyrtarët deklaruan se gjithçka është e pastër dhe pas rreth 15 minutash pasagjerët u lejuan përsëri të hynin në terminal.

Shumë prej të pranishmëve pasqyruan atë që po ndodhte nëpërmjet fotografive të postuara në Twitter.

Nju Jorku ka qenë në një gjendje të lartë gatishmëria pas dy bombave që shpërthyen një ditë më parë gjatë Maratonës së Bostonit, duke vrarë të paktën 3 persona dhe plagosur më shumë se 170 të tjerë.