Evangjeli Veli e mbylli në vendin e pestë në garën e saj në kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Norvegji. Sportistja shqiptare mori pjesë në kategorinë deri 53 kilogramë. 24-vjeçarja kaloi me sukses vetëm nga një provë në secilin stil. Evangjeli Veli ngriti në total 183 kilogramë.

Ky është rezultati më i mirë ekipit shqiptar në këtë aktivitet. Në ditët në vijim do të garojnë edhe të tjerë peshëngritës, mes tyre edhe Erkand Qermaj, kampion i Europës në vitin 2014. Ky aktivitet është kualifikues për në Lojërat Olimpike Rio 2016.