Tenori i famshëm shqiptar Agim Hushi vjen me një koncert Gala në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës, mbrëmjen e 31 Korrikut, për të gjithë artëdashësit e muzikës klasike.
Maestro Hushi në një deklaratë për mediat tha se është i privilegjuar që është në Durrës me këtë koncert, në qytetin e tij të lindjes me një kulturë të madhe.
“Sjellim për herë të parë në Shqipëri dhe në Durrës këtë koncert Masterclass. Artistë të shkëlqyer shqiptarë e të huaj, do të zbresin në skenë. Është një gërshetim i përvojës me studentët e talentuar për t'u ballafaquar me vlerat e e shkollimit me ato vokale- operistike" tha ai.
Pritshmëritë e këtij Masterclass-i janë të mëdha për maestro Hushin në planin vokal e operistik. 
Bashkëpunëtore e tenorit Hushi është pianistja Maestre Ardita Bufaj.
"Ai është një pedagog i shkëlqyer që ka nxjerrë shumë studentë të huaj e vendas, kam parë pasion në sytë e tij duke ju dhënë studentëve mënyrën e të kënduarit sa më lirshëm, dhe duke i përgatitur psioklogjikisht, për të sjellë performance dinjitoze në skenat ku do të shkelin"- tha ajo.
Koncerti zhvillohet nën kujdesin e veçantë të kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako .
 
K.H.