NGA MYZEJEN KONDURI
Para disa kohësh, ideova një veprimtari të vecantë.
”MISSISS MAMA ‘ Bashkë me disa nga Miket e Mia, guxuam duke dashur të kërkojmë të Bukurën veshur me Vlera. Pse e them këtë? Sepse nëpërmjet kësaj veprimtarie, kërkuam Mamën Shëmbullore, Bashkëshorten e Mrekullueshme, Profesionisten e Përkushtuar, dhe Qytetaren e Nderuar.
Duke mos patur si të bënim të reflektonin sa më shumë nga Ato Gra që heshtin në dhimbje e vetmi, shpërfillur nga injoranca e burracakëria e disa burrave vendosëm. Këta “ Burracë” , harrojnë që kanë mbjellë ankthin, frikën, po njëkohësisht dhe zemërimin, në Familje. Me këtë veprimtari, guxuam që të Clirojë gjithkënd që e Tremb Bukuria e Mirësia dhe Gjuha Morale e mesazhet që mbartin këto Nëna, Bashkëshorte, Profesioniste e Qytetare.
Duke gjykuar këtë organizim, Gratë vecanërisht ato të zhgënjyerat prej ëndërrave, të reflektojnë. E pra Guxuam dhe e Finalizuam këtë veprimtari duke menjanuar Frikën dhe Hipokrizinë e të Vërtetës së Vlerës së kësaj Gare. Cudi, por shumica e pjesmarrësve Gra pranuan , duke refuzuar fanatizmin që shfaqet herë me vrull e herë tinëzisht. Të tjerat që refuzuan , qëndruan shikuese. Me dëshirën e 40 grave që zgjodhëm, nisëm përgatitjet. Në sfilata ,Paraqitja e tyre nuk ishte zhgënjyese, por befasuese. Pati momente kur pasiguria e sinqeriteti në lëvizjet elegante,krijuan një atmosferë sa të bukur aq dhe relaksuese. Vetë ky organizim e kjo pjesmarrie e Mamave të Moshave & Profesioneve të ndryshme, ishte Sukses. Disa Znj të nderuara u përzgjodhën për të gjykuar. Më besoni, ata që bëjnë punë shumë të rëndësishme e ndjenë peshën e përgjegjësisë. Juria përbëhej nga Znj. Miranda Koka, një Drejtuese e afirmuar, znj Nina Beqiri, estetiste & Administratore e njohur , Unë si përfaqësuese e Artit dhe Kryetare Jurie, Znj Eleni Bbameto, Biznesmene e Sukseshme. Përqëndrimi I Jurisë, në gjykim, për të qenë sa më të drejta,ishte e dukshme. Mëncurisht Ata morën një vendim kolegjial. Kurorën e” MISSISS MAMA 2025” e meritoi Znj Linda Mance 65vjece , Nëna e 2 Djemve të mrekullueshëm, të edukuar dhe udhëhequr në rrugën e Dijes, duke u bërë Profesionistë. Njëri është Stomatolog, djali I vogël, Kardiolog. Bashkëshorti I saj është Z Kapllan Mance, Simbol I I Stomatologjisë, Altruisti, Humani, Intelektualit e qytetari i respektuar. Shansi I Vlersimit bëri që Kurora e” Mississ MAMA 2025” ,ta mertojë kjo Znj e Hijshme, shoqëruar dhe me disa dhurata. LINDA MANCE,kjo znj e Bukur, që flaku ndjesinë e ndrojës dhe shkëlqeu në mbrëmjen e natës me qiellin plot yje. Mes duartrokitjesh, Ajo u bë YLLI I skenës me kurorën e “ Mississ MAMA 2025”. Mendoj që kjo ide e realizuar me qëllimin e Nderimit e Lavdërimit të Bukurisë e së Moralëshmes, të na Frymëzojë. Bukuria dhe Gjurma që lë Gruaja, se lejon Jetën të bëhet Calamane, por që e Nesërmja, të bekohet me Lumturi të Pafundëme!







