26 prill 2014 – E ardhmja e Blerim Dzemaili shikohet larg Napolit.
Mesfushori pritet të largohet këtë verë nga të kaltërit dhe klubet e interesuara për të nuk janë të pakët.
Megjithatë skuadra që ka shfaqur më tepër interes për Dzemaili është Everton.
Lojtari shqiptar me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015, por duket se do të largohet përpara përfundimit të kësaj kontrate.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





